Coronavirus ka gjunjëzuar të gjithë; Barcelona ndërpret aktivitetet e skuadrës së parë

Këtë të premte Barcelona mësoi se ndeshja mes saj dhe Napolit në Ligën e Kampioneve është shtyrë  për shkak të coronavirusit, kështu që edhe vetë klubi vendosi që të marrë masat e tij. Presidenti Bartomeu shkoi në qendrën sportive për të informuar personalisht skuadrën për situatën, përpara se futbollistet të nisin seancën stërvitore të stërvitjes së të premtes. Ai ishte I shoqëruar nga Presidentin e Kolegjit të Mjekëve te Barcelona Dr.Jaume Padros dhe Përgjegjesi I mjekësisë parandaliese dhe epidemiologjisë në Spitalin Clinico, Dr. Antoni Trilla

Pas një mbledhjeje që zgjati 30 minuta, stafi teknik me në krye Quique Setien vendosi që të mbyllë stërvitjen dhe të gjithë të shkojnë në shtëpi për të përballuar në mënyrën më të mirë të mundshme situatën e jashtëzakonshme që po kalon vendi për shkak të coronavirusit

Futbollistët që u larguan pa ditur se kur do të rinisin aktivitetet, u informuan se shumë shpejt do të marrin një plan pune të personalizuar nëpërmjet telefonëve celularë për të qenë në aktivitet fizik gjatë ditëve që do të jenë të kufizuar. Në të njëjtën kohë, lojtarët  e dëmtuar cdo ditë do të kenë vizitën e një fizioterapisti për të vijuar me planin e punë.

Rastet si ai I Sergio Robertos që është në fazën finale të riaftësimit, nuk do të ketë nevojë për këtë lloj ndihme. Ajo do të vlejë për Arthur Melo, Luis Suarez dhe Ousmane Dembele.Trajnerët tani duhet të përcaktojnë atë që duhet të bëjnë në javët e ardhshme duke ditur se kompeticionet nuk do të rinisin  deri në fillim të muajit prill. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që të anulohen të gjitha aktivitetet në 15 ditët e ardhshme.

Sfidanti.al