Formula 1 masa të reja; anulohen gara e Bahreinit e Vietnamit, punohet të nisë në maj

Pas Australisë, anulohen edhe garat e bahreinit dhe të Vietnamit në Botërorin e Formula . pandemia e Coronavorusit  dhe pozitiviteti I një anëtari të McLaren detyruan drejtuesit e Formula  1 të anulojnë garën e parë të sezonit që do të zhvillohej këtë të diel në Melbourne. Por pas kësaj, këtë të premte drejtuesit e këtij kampionati morën masa të tjera duke anuluar edhe garat e Shakirit në Bahrein në 22 mars dhe atë të 5 prillit në Hanoi duke I shtyrë për një datë të mëvonshme

Ky vendim I bashkohet atij për shtyrjen edhe të garës së Kinës në 19 prill. Në një komunikatë të saj, Formula 1 thekson se fillimi I botërorit spostohet në fund të muajit maj ndoshta me Cmimin e Madh të Montecarlos, por  edhe pse për momentin situata është në monitorim të vazhdueshëm, në këtë pikë nuk mund të ketë siguri

Për të shpjeguar më mirë konfuzionin që ka pushtuar Formula 1 hedhim një sy te komunikatat zyrtare, në atë të F1 flitet për start në fund të majit, ndërsa atë të FIA në 1 maj/. Në këtë muaj janë parashikuar zhvillimi I garave në Holande në 3 maj, Spanjë në 10 maj dhe Montecarlo në 24 maj, por këto gara evropiane sidomos ato të Holandës e Spanjës nuk ka siguri se do të zhvillohen për shkak të rritjes së vazhdueshme të numrit të të prekurve. Holanda mund të zhvillohet në gusht, ndërsa për Spanjën po kërkohen data.

Skenari më I mundshëm flet për një start të kampionatit Botëror të Formula 1 në 7 qershor me Cmimine  Madh të Azerbajxhanit

Sfidanti.al