Ish-doktoresha e Çelsit: Futbolli profesionist, i rrezikuar nga virusi!

Eva Kaneiro nuk është më në cep të fushës me tutat blu, e përzgjedhur nga Zhoze Murinjo. As vetë trajneri i shquar nuk është më në stolin e “Stemford Brixhit”, por doktoresha e dikurshme e Çelsit u bë lajm dite në Premier Ligë, pa qenë e angazhuar profesionalisht. Ajo u pyet për efektin e koronavirusit ndaj futbollistëve profesionistë, dhe portugezja u përgjigj që “po”. “Ata bëjnë një jetë të ngarkuar, me shumë udhëtime, – tha ajo, – luajnë me ritme tepër të larta, stërviten po ashtu, dhe kjo e stërmundon trupin. Ata kanë sistem imunitar të dëmtuar ndaj edhe preken lehtë nga sëmundja”. Për më tepër, Kaneiro thotë se problem është tradita e pirjes së ujit në një shishe gjatë lojë, dhe hedhjes së shishes pa kujdes matanë vijës anësore. Atë shishe mund ta marrë dikush tjetër, dhe kjo është metodë e sigurt e transmetimit të koronavirusit.

Sfidanti.al