Arteta dhe Hadson-Odoi pozitivë, a mund të vazhdojë Premier Liga?!

Në një kontinent ku jeta është ndalur për shkak të koronavirusit, përfshi edhe futbollin, Anglia duket sikur bën përjashtim. Premier Liga duhet të luhet si përherë, me stadiume të hapur për tifozët, por lajmet për testimin pozitiv të Mikel Artetës dhe Kallëm Hadson-Odoit krijuan shqetësim dhe dyshim. Trajneri i Arsenalit dhe adoleshenti i Çelsit janë të infektuar me këtë virus, dhe janë vendosur në vetëizolim.

Si mund të dalë Arsenali në fushë pa trajnerin e tij? Po Çelsi, si mund të ketë siguri pasi një lojtar i tij doli pozitiv? Shefat e Premier Ligës do të kenë një takim urgjent për të përcaktuar hapat që duhet të ndërmarrin, dhe ekziston mundësia që kampionati të shtyhet. Në Mbretërinë e Bashkuar ka kritika për politikën e qeverisë së kryeministrit Boris Xhonson, si të pakujdesshme, pasi as nuk janë mbyllur shkollat dhe jeta vazhdon si edhe më parë.

Sfidanti.al