ATP pezullon turnetë për 6 javë; nga Miami në Montecarlo

Të gjithë turnetë ATP dhe Challenger të programuar për t’u zhvilluar deri në 20 prill u anuluan. Eventet e përfshirë në këtë valë pezullimesh përvec Mastersit të Indian Ëells dhe Miamit, janë edhe ATP Houston, Marakesh, Montecarlo, Barcelona dhe Budapest

Vendimi për pezullimin prej 6 javësh të evenimenteve tenistike erdhi pas deklaratës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë për pandeminë dhe për pezullimim 30 ditor të fluturimeve nga Evropa në SHBA e komunikuar nga presidenti Donald Trump.

‘Nuk ishte një vendim I marrë lehtë dhe përbën një humbje të madhe për turnetë tanë, lojtarër dhe tifozët në mbarë botën-deklaroi presidenti I ATP, Andrea Gaudenzi-gjithsesi mendojmë se ky është një veprim I përgjegjshëm që duhej bërë në këtë moment për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e lojtarëve, personelti, komunitetit të tenisit dhe të shëndetit public në përgjithësi përballë kësaj pandemie globale. Sporti ynë është ndërkombëtar dhe udhëtimet nëpër botë përfaqësojnë rreziqë dhe sfida domëthënëse, ashtu sikurse edhe direktivat që janë gjithnjë e më shumë kufizuese  të autoriteteve lokale. Po vazhdojmë të monitorojmë situatën dhe mezi presim që të rifillojnë eventet e Tourit kur situata të përmirësohet’.

Sfidanti.al