Formula 1, shpëton gara e Bahreinit do të zhvillohet me dyer të mbyllura

Skuadrat e Formula 1 do të garojnë në Bahrein, por me dyer të mbyllura. Kështu vendosën organizartorët e këtij cmimi të Madh që do të zhvillohet në fundjavën e 20-22 marsit, pasi u konsultuan edhe Task Forcën shëndetësore të vendit arab për të përballuar emergjencën coronavirus

Kjo do të thotë se në këtë garë nuk do të ketë spektatorë në tribunë as vendas e as nga shtete të tjerë të botës që zakonisht janë të shumtë në pistën e Shakirit. Bahreini ka marrë këto masa ekstreme për të pasur në kontroll Covid-19 dhe zhvillimi I garës pa publik ishte mënyra e vetme për të evituar anulimin e këtij eventi.

Pak ditë më parë, Bahreini bëri të ditur ndërprerjen e shitjeve të biletave për të vlerësuar më mirë situatën

‘Pas një konsultimi me partnerët tanë ndërkombëtarë dhe Task Force kombëtarë për shëndetin e Mbretërisë, Baherini vendosi që të organizojë garën vetëm me pjesëmarrësit-lexohet në komunikatën e organizatorëve-si vend pritës I Formula 1 sigurimi i shëndetit të tifozëve dhe pjesëmarrësve është një përgjegjësi e madhe. Duke parë përhapjen e vazhdueshme të COVID-19 në nivel global, organizimi I një eventi të madh sportive të hapur për publikun që do të lejonte mijëra tifozë që të ndërveprojnë me njëri-tjetrin dhe kjo nuk është e drejtë për momentin’.

Sfidanti.al