“Marka” thotë se Barça e di si fitohet La Liga, edhe kur është pas!

Ka ndodhur katër herë sipas të përditshmes së Madridit, kur katalanasit kanë reaguar në momente të vështira. Pas humbjes në “El Klasiko”, Barcelona është 2 pikë prapa Realit, por jo gjithnjë ka përfunduar si dorëzim. Për herë të fundit ndodhi në 2009-2010, kur luftonin me Realin dhe ishin me pikë të barabarta nga 65, kur duheshin edhe 12 javë deri në fund, dhe të besuarit e Guardiolës ia dolën me treshen Mesi-Ksavi-Iniesta. Në 1993-1994, ekipi i Krujfit tejkaloi Deportivon kur duheshin edhe 12 javë, dhe ishte 4 pikë prapa, në 1991-1992 mundi Realin në javën e fundit, dhe në 1952-1953 triumfoi ndaj Valencias, duke qenë me pikë të barabarta 12 javë para fundit. Shpresa më e madhe është që Mesi të jetë në formë, jo siç ndodhi në “El Klasiko”, por për ndeshjen e sotme ndaj Sociedadit në “Kamp Nou” mungon mesfushori brazilian, Artur Melo, ndërsa nuk janë të dëmtuarit afatgjatë Suarez dhe Dembele.

Sfidanti.al