Paris SG nuk resht së “vjedhuri”, tani synon “shtëpinë” e Lacios!

Nuk është gjë e re, madje është krejt normale në këtë botë, ndonëse në kryeqytetin e Francës sikur e kanë tepruar, madje shumë. Lajmet janë që Paris SG do të “plaçkisë” në kryeqytetin e Italisë dhe ia ka vënë syrin tre njerëzve të Lacios. Ata janë trajneri Simone Inzagi, sulmuesi Sergej Milinkoviç-Saviç dhe futbollisti tjetër, Adam Marushiç. Nuk dihet se çfarë thotë drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, për këtë “sulm” të Leonardos, ndërsa presidenti lacial, Lotito, ka vendosur çmime të larta për kartonët.

Milinkoviç-Saviç duhet të kushtojë më shumë se 100 milionë euro, ndërsa Marushiç arrin në të paktën 15 milionë. Nuk dihet sesa mund të kërkohen për prishjen e kontratës së Inzagit, ndërsa nëse Lacio fiton titullin apo edhe thjesht kualifikohet për në Champions, gjithçka mund të bëhet më e shtrenjtë, ose që treshja e kërkuar nga PSG-ja të mos largohet. Inzagi vlerësohet lart në Europë, ndërsa pritet që Tomas Tuhel të largohet nga stoli parizien në fund të sezonit.

Sfidanti.al