SHBA, kombëtarja e femrave kërkon 66 mln USD Federatës

Futbollistet e Kombëtares Amerikane vazhdojnë betejën e tyre për barazinë në paga me kolegët e tyre meshkuj. Ato ndërmorën një veprim ligjor kundër Federatës Amerikane të Futbollit  teksa I kërkuan 66 milionë Dollarë dëmshpërblim.

Kjo është ajo që u zbulua nga dokumentat e depozituara në Gjykatën e Los Angelesit ne prag të nisjes së procesit e përcaktuar që të bëhet në 5 maj. Futbollistet ngritën padi ndaj Federatës Amerikane të Futbollit në vitin 2019 duke e akuzuar për institucionalizim të diskriminimit në kompensimet financiare mes skuadrave të meshkujve dhe femrave.

Sfidanti.al