Ka shpresë për City? Mund të luajë në Championsin e ardhshëm

Manchester City mund të luajë në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm pavarësisht dënimit nga UEFA me përjashtim 2 vjet nga kompeticionet evropiane nëse klubi anglez kërkon mbajtjen pezull të dënimit, ndërkohë  që Gjykata e Arbitrazhit Sportiv studion apelin e Citizens.

Kjo është ajo që deklarojnë ekspertët e legjislacionit sportive. Ditën e premte UEFA tronditi Manchester City teksa e dënoi për thyerje të rënda të rregullit të Fair Play Financiar dhe se nuk bashkëpunoi gjatë hetimit me 2 vjet përjashtim nga kompeticionet Evropiane dhe me një gjobë prej 30 milionë Eurosh. Po atë ditë Manchester City reagoi ndaj akuzave të UEFA duke bërë të ditur vendimin për të apeluar në CAS dhe në momentin që do të prezantojë dosjen e apelimit do të ketë të mundësinë që të kërkojë mbajtjen pezull të dënimit deri në mbajetjen e një séance të plotë në lidhje me këtë cështje.

Sfidanti.al