Një nga momentet më të famshme në Kupën e Botës është padyshim goditja me kokë e Zidanes në gjoksin e mbrojtësit italian, Marko Materaci. Këtë kujtim, ish-futbollisti i Interit e mbanë me “dashuri” në shtëpinë e tij, me një fotografi ironizuese.
Në një postim në Instagram, ai ka zbuluar fotografinë e goditjes nga francezi, të cilët e ka në një vend të dukshëm. Në një fotomontazh shihen siluetat e kapitenit të arëhershëm të skuadrës së gjelave, duke goditur Materacin, ndërkohë që ky i fundit është duke festuar me Kupën e Botës në dorë.