Pas dënimit të Manchester City, Klopp: Më vjen keq për Pep dhe lojtarët

Jurgen Klopp nuk e fshehu ndjenjën e shokut kur mësoi për dënimin e Manchesteer Cityt nga UEFA dhe nuk ngurroi të vlerësojë në maksimum punën e bërë nga kolegu I tij, Pep Guardiola në drejtimin e Citizens. I pyetur në lidhje me këtë sanksion të dhënë nga qeveria e futbollit evropian për përjashtim të City nga kompeticionet evropiane në 2 sezonet e ardhshme, Klopp theksoi se I vjen vërtet keq.

‘Ishte një shok-tha Klopp për Sky Sports-e vetmja gjë që mund të them është që unë jam trajner futbolli dhe flas për futboll. Ajo cfarë ka bërë Pep Guardiola që nga momenti që erdhi në Angli është dicka e jashtëzakonshme. Përsa I përket pjesës tjetër nuk kam as idenë më të vogël. E imagjinoj që një moment I tillë është e vështirë që të kuptohet nga futbollistët. Me të vërtet më vjen keq për Pep dhe lojtarët, por kjo nuk do t’I ndihmojë besoj. Do të ketë një apelim dhe të shohim se cfarë do të ndodhë. Është e qartë se është dicka serioze, në rast të kundërt UEFA nuk do të reagonte kështu’.

Sfidanti.al