Pa nënvleftësime, nuk diskutohet, pasi ai ka qenë trajner i Dortmundit dhe tani është tek Paris SG. Gjithsesi, Tomas Tuhel nuk dihet nëse është një trajner kaq i sprovuar që të marrë, në këtë moment, frenat e skuadrës së një klubi kaq të madh sa Mançester Junajtidi. Mediat britanike shkruajnë se në “Old Traford” po mendojnë edhe për teknikun gjerman, përveçse për Maurisio Poçetinon dhe Masimiliano Alegrin. Këta dy të fundit, padyshim që, janë trajnerë me përvojë të rëndësishme dhe që mund ta përballojnë presionin tek Junajtidit, ndërsa Tuheli është një profesionist i talentuar, por nuk dihet nëse do t’ia dalë mbanë aty ku dështoi edhe një fitues i Zhoze Murinjo. Në “Old Traford” ka vite që po bëjnë eksperimente, por nuk po ia dalin që nga koha kur u largua Sër Aleks Fergusoni.
Sfidanti.al