Klinsmann dorëhiqet nëpërmjet Facebook; Hertha e përjashton nga Këshilli

Jurgen Klinsmann e humbet pozicionin e tij në Këshillin Mbikqyrës të Hertha Berlin. Ashtu sic e tha edhe investitori Lars Windhorst në konferencë shtypi, ish trajneri I përfaqësueses gjermane nuk do të ketë më asnjë rol në bordin drejtues të klubit. Windhorst e konsideroi dhënien e dorëheqjes së Klinsmanit  nëpërmjet Facebook një qark të shkurtër.

‘Është një veprim që mund ta bësh si adoleshent, por jo si një I rritur në zonën e biznesit-tha Ëindhorst që I përkufizoi të papranueshme rrethanat e largimit të Klinsmannit që me këtë dorëheqje humbi edhe kredibilitetin në klub.

Ndërkaq, Klinsmann në një bisedë Live në Facebook me tifozët kërkoi ndjesë për mënyrën sesi e dha dorëheqjen nga pankina e Herthës pas vetëm 11 javësh qëndrimi. Ai theksoi se duhej të kishte marrë më shumë kohë dhe të fliste më shumë me drejtuesit e Herthës, por vendimin e kishte marrë prej javësg. Arsyet e dorëheqjes së Klinsmannit kanë të bëjnë me divergjencat në opinionet për ndarjen e kompetencave mes tij dhe Drejtorit Sportiv Michael Preetz

Sfidanti.al