Ronaldo Nazario ka kaluar një pjesë të mirë të karrierës së tij në Spanjë, dicka për të cilën ai foli në një intervistë për DAZN. 43 vjecari, tashmë pronar I Valladolidit, foli si për largimin nga Barcelona ashtu edhe për kalimin te Reali I madridit me ndihmën e Roberto Carlos
Përsa I përket largimit nga Barcelona, Ronaldo tregon se u ndje pak I vlerësuar nga skuadra katalanase
‘Firmosa rinovimin e kontratës në fund të sezonit dhe shkova në Brazil me pushime-tregon Ronaldo-pas pesë ditësh më morën në telefon për të më komunikuar sze nuk mund të vazhdoja me rinovimin. Nuk ishte në dorën timë, unë doja të qëndroja. Klubi nuk më vlerësoi sic duhej. Nuk ishte në dorën time, do të më kishte pëlqyer të qëndroja’.
Ronaldo qëndroi vetëm një sezon te Barcelona dhe ishte një ndër më të mirat në karrierën e tij. Ai u transferua nga PSV Eindhoven, për 15 milionë Euro dhe u përshtat shumë shpejt me skuadrën katalanase sa arriti të shënojë 47 gola në 49 ndeshje me fanelën blaugrana.
Më pas u transferua te Interi për 28 milionë Euro. Edhe te zikaltrit luajti mirë, por dëmtimet nuk e lejuan të shfaqte plotësisht shkëlqimin që pati te Barcelona, ndërkohë që për kalimin te Reali, Ronaldo vuri në dukje rëndësinë që pati Roberto Carlos.
‘Ai më thë se cfarë përfaqësonte Reali I Madridit dhe se cfare përjetohej aty-vijoi Ronaldo-doja ta shihja me sytë e mi dhe pashë që ishte dicka më e madhe nga sa më tregoi Roberto Carlos. Ka më shumë presion, aty janë më të mirët e botës. Më tërhoqi ideja se do të mjund të ndihmoja këtë klub të bëhej akoma më I madh. Doja të luaja te Realo, ishte një iluzion për mua dhe luftova deri në fund për të shkuar atje’.
Sfidanti.al