Braida ndez fantazinë: Messi lë Barcelonën? E vështirë, por jo e pamundur

Ariedo Braida ndez fantazinë në merkaton e transferimeve me një deklaratë në lidhje me të ardhmen e Lionel Messit të Barcelona. Në një intervitë pnë Radio 1 Rai, ish konsulenti I merkatos për klubin blaugrana deklaroi se largimi I Messit nga Barcelona nuk është dicka e pamundur.

‘Leo është një futbollist I jashtëzakonshëm, besoj se ndihet shumë mirë të Barcelona, jeton me familjen e tij, është aty që kur ishte 13 vjec-tha Braida-ai mbulon të gjitha gabimet që bëhen. Është e vështirë që të largohet, por jo e pamundur. Kush është në gjendje që të sigurojë shërbimin  e tij? Klubet angleze, por pse jo, edhe ato italiane. Me Messin ato do të kishin një zhvillim fantastic në aspektin komercial dhe të imazhit në përgjithësi në botë’.

Por pavarësisht kësaj deklarate, duket qartë se largimi I Messit nga Barcelona ka një probabilitet të ulët që të ndodhë. Edhe pse ai ka të drejtë të largohet nga katalanasit me parametra zero, ajo që step klubet që e duan atë është paga e Messit që është mbi 35 milionë Euro në sezon. Zërat në lidhje me këtë cështje u shtuan pas përplasjes së Messit me Abidal, por hipoteza për lamtumirës së tij nga Spanja duket gati gati një mision I pamundur.

Sfidanti.al