Është e kotë të bëhet shumë e madhe, pasi nuk ndodhi diçka e jashtëzakonshme, por ka delikate është gjendja tek Barcelona, saqë edhe “qimja” mund të bëhet realisht “tra”. Gazeta “AS” e Madridit shkruan se dy lojtarë ndër kryesorët, u përplasën në stërvitjen e Barçës, dhe u desh ndërhyrja e shokëve dhe e trajnerit Kike Setien për t’i qetësuar. Nuk thuhet se cilët paskan qenë dy lojtarë kryesorë, që qenkan kacafytur, “AS” nuk hedh dritë për këtë, por komenton me të drejtë se trajneri Setien mjaft kishte probleme të tjera, që të merret edhe me këtë tjetrin. Futbolli është i tillë që edhe mes shokëve të afërt mund të plasin sherre, për një ndërhyrje të ashpër, e të pakujdesshme. Tek Barça dihet se i pakënaqur është Ivan Rakitiç, për mënyrën sesi klubi deshi ta largonte, pavarësisht se nuk ia arriti, por nuk mund të thuhet se protagonist në sherr ishte kroati.
Sfidanti.al