Duartrokiteni sinqeritetin e Vernerit: Kujt nuk do t’i pëlqente Liverpuli?

Nuk i mungojnë admiruesit, dhe e gjitha kjo për meritën e tij personale. Timo Verner është një nga sulmuesit më në formë të Europës këtë sezon, me 20 gola në Bundesligë e 25 gjithsej, ndërsa klube të njohur po rreshtohen në radhën për të. Mes tyre mund të jetë edhe Liverpuli, përveç Bajernit të Mynihut, Mançester Junajtidit dhe Çelsit. Nëse për dy emrat e fundit nga Anglia, pak mund të ketë shpresë, e kundërta mund të thuhet për rivalitetin mes Jurgen Klopit dhe Hansi Flikut, që të dy gjermanë.

Pra, ku do të dëshironte të shkonte Verneri, apo më saktë, pyetja e “Kikerit” ishte: “Çfarë do të thoje nëse të kërkon Liverpuli”. Verneri, 23-vjeçar, nuk është se “i ra nga Kina”. “Çfarë do të thonit ju, – u përgjigj ai me pyetje, – kur klubi që vjen të të kërkojë është një nga favoritët e Championsit dhe bën një ofertë të pabesueshme? Me shumë gjasë, çdo lojtar do të mendohej mirë për këtë”. Natyrisht, është tjetër gjë hipoteza, dhe tjetër realiteti, pasi Liverpuli ka një treshe titullare sulmi si Salah-Mane-Firmino, dhe për më tepër Klopi nuk e ka zakon të bëjnë blerje të çmendura me ndonjë përjashtim (si Alisoni e Van Dajku).

Sfidanti.al