Ansu Fati ishte protagonist I madh I triumfit të Barcelonës në ndeshjen me Levanten në Camp Noun mbrëmjen e së dielës. Sulmuesi adoleshent I kampionëve të Spanjës me dy golat e tij përvecse u bë futbollisti më I ri që shënon gol në kampionat dhe Champions, vendosi edhe një rekord të ri, u bë lojtari më I ri në moshë që shënon një dygolësh duke kaluar Juanmi që në moshën 17 vjec e 115 ditë në vitin 2010 me Malagën shënoi dygolëshin e tij në La Rosaleda. Ansu Fati e realize dopietën e tij 17 vjec e 94 ditë.
Pas ndeshjes me Levanten, Ansu Fati arriti në 5 gola në La Liga(4) dhe Champions (1). Në La Liga shifrat e Fatit flasin për 582 minuta të luajtuara në 13 ndeshje që kalojnë ato të 3 të rinjve të Realit të Madridit, Vinicius, Rodrygos dhe Jovic në mënyrë individuale dhe barazon shifrat e të treve së bashku
Në La Liga, Vinicius ka shënuar vetëm 1 gol në 18 ndeshje me një total prej 672 minutash të luajtura, Rodrygo ka shënuar 2 gola në 16 ndeshje në 666 minuta, ndërsa Jovic ka shënuar vetëm 1 gol në 21 ndeshje shumicën e të cilave I ka luajtur si zëvendësues, duke qenë se është aktivizuar në vetëm 389 minuta.
Sfidanti.al