Kur stili I veshjes të pasuron; Southgate fiton më shumë të ardhura nga… jeleku

Është cështje stili…dhe të ardhurash. Këtë mund ta shpjegojë fare mirë trajneri I përfaqësueses angleze, Gareth Southgate që ka parë që financat e tij të përmirësohen akoma më shumë falë veshjes së shfaqur në ndeshjet e skuadrës së Tre Luanëve.

Sipas asaj që publikohet te tabloidi ‘The Sun’, pas Botërorit të Rusisë, Gareth Southgate  përfitoi 200 mijë Paund nga të drejtat e imazhit dhe kjo në mënyrë të vecantë falë jelekut të tij që e karakterizonte nga trajnerët e tjerë. Në fakt në Angli shitjet e këtij lloji veshjeje, janë dyfishuar  që pas turneut rust ë vitit 2018

Një burim I The Sun shpjegon: ‘Gareth spikati vërtet gjatë Kupës së Botës me jelekun e tij. Dukej shumë elegant dhe u bë dicka për të cilën njerëzit mendojnë automatikisht kur e sheh atë. Bëri mrekulli për imazhin e tij dhe llogarisë së tij bankare’

Sfidanti.al