As Arteta nuk po bën punë, Arsenali më i dobët në 110 vjet!

Herën e fundit që ishte në këtë nivel, i tha “mirupafshim” futbollit në elitë. Ishte sezoni 1912-1913, një vit para Luftës së Parë Botërore, kur Arsenali i Londrës provoi një sezon jashtëzakonisht të keq, dhe ra nga kategoria. Duhej të kalonin 107 vjet, që londinezët t’i afroheshin fundit si atëherë, pasi që nga 1913 nuk kanë pasur më pak fitore në kampionat sesa tani, vetëm 6. Në 25 ndeshje janë fituar 31 pikë, dhe zona e rënie nga Premier Liga është 7 pikë larg.

Shkarkimi i Unai Emerit dhe ardhja në stol e Mikel Artetës kanë sjellë shenja pozitive, por rezultatet nuk kanë qenë ata që duhej të ishin. “Topçinjtë” kanë mundur të fitojnë ndaj Njukasëllit, Bërnlit, Aston Vilës, Bornmuthit, Uest Hemit e Mançester Junajtidit. Vetëm në këto dy ndeshjet e fundit, diferenca e golave ka qenë më e madhe se një (2). Vetëm Uatfordi e Noruiçi, që janë në vendet 19-të e 20-të, kanë më pak fitore sesa Arsenalit.

Sfidanti.al