Serie A I krijoi hapësira të rinjve; Kulusevski e Tonali të lindurit në vitin 2000 më të përdorur

Seria A duket se ka nisur një politikë të re; t’u japë më shumë hapësira futbollistëve të rinj. Kjo është ajo që rezulton te raporti I CIES Football Observatory që analizoi përqindjet e minutave të luajtura gjatë këtinj sezoni nga futbollistët e lindur në vitin 2000 në 5 kampionatet më të rëndësishme të kontinentit evropian.

Në këtë pikë ai që qëndron më mirë është pikërisht kampionati italian dhe në vendin e parë në këtë klasifikim qëndron pikërisht Dejan Kulusevski, që është në pronësi të Juventusit që e ka lënë te Parma me huazim. Kulusevski ka  regjistruar 95% të minutave të luajtura I ndjekur në vendin e dytë nga Sandro Tonali I Brescias me 94% ndërkohë që podiumin e plotëson, Max Aarons I Norëich City, I vetmi përfaqësues I Premier League me 92%.

Në klasifikimin e 20 lojtarëve të rinj më të aktivizuar është edhe shqiptari Marash Kumbulla I Veronës I renditur në vendin e 9 me 61% të minutave të luajtura

Vlen të theksohet se është e qartë se ato që u japin këto hapësira të rinjve janë pikërisht skuadrat e mesme dhe të vogla dhe në fakt në këtë klasifikim nuk shfaqen lojtarë të klubeve të tillë si Real Madrid, Barcelona, Manchester City, Liverpool apo PSG . Përjashtim bëjnë vetëm Borussia Dortmund që projekton Jadon Sancho në vendin e 5 me 80% të minutave të luajtuar dhe Bayern Mynih me Alphonso Davies me 59% të minutave sezonale I renditur në vendin e 10

Ligue 1 ëshyë kampionati me më shumë përfaqësues në këtë klasifikim me plot 7 lojtarë, I ndjekur nga Serie A me 5, Bundesliga 4, La Liga 3 dhe Premier League 1.

Sfidanti.al