Prapaskena; pakt mes Kobe Bryant dhe bashkëshortes Vanessa; kurrë së bashku në helikopter

Kobe Bryant ishte mësuar të përdorte helikopterin për t’u spostuar nga një vend në tjetrin që kur ishte ende lojtar I Los Angeles Lakers, por ishte edhe I ndërgjegjshëm për rrezikun e mjekut, gjë që zbulohet nga  People që citon një burim pranë familjes Bryant që flet për një pakt mes ish lojtarit dhe bashkëshortes Vanessa.

‘Kobe dhe Vanessa kishin një marrëveshje; nuk do të fluturonin kurrë së bashku me helicopter-ishte prapaskena e rrëfyer nga ky burim për portalin amerikan. Legjenda e NBA donte të sigurohej se nëse do të ndodhte ndonjë gjë gjatë fluturimit, vajzat e tij nuk do të mbeteshin vetëm, sikur ai ta kishte parashikuar tragjedinë që I ndodhi.

I njëjti burim shtoi se ‘Black Mamba’ donte të fluturonte vetëm me pilotin e besuar Ara Zobayan, edhe ky viktimë e aksidentit të së dielës

Bryant vendosi që të spostohet me helikopter kur ishte ende lojtar I LA Lakers. ‘Isha bllokuar në trafik dhe humba një shfaqje shkolle-tregoi Bryant në vitin 2018-më duhet të gjeja një mënyrë që të shkoja në stërvitje e të përqendrohesha, pa kompromentuar kohën me familjen time’

Sfidanti.al