Pochettino rikthehet në stol? Tottenhami mund të përfitojë prej tij 10 mln Paund

Mauricio Pochettino dhe Tottenhami janë ndarë prej muajsh, por raportet mes klubit londinez dhe ish trajnerit të tij sot janë më të gjalla se kurrë. Në fakt, sipas asaj që publikohet te tabloidi ‘Daily Mail’, nëse Pochettino do të kthehet në rolin  e trajnerit, atëherë nga kjo do të përfitojë edhe skuadra e Hotspurs.

Në kontratën që lidh Pochettinon me Tottenhamin ekziston një klauzolë që detyron trajnerin argjentinas që të derdhë në arkat e klubit londinez 10 milionë Paund në rast se ai arrin një akord me një klub tjetër gjatë këtij sezoni. Në javët e fundit u fol shumë për një kalim te Bayerni I Mynihut e Manchester United, por pranimi I njërës prej këtyre ofertave do t’I kushtonte shumë atij. Po kështu Pochettino ishte shumë pranë kalimit te Barcelona, por mesa duket ishte pikërisht kjo klauzolë që pengoi në arritjen përfundimtare të një marrëveshjeje përfundimtare mes trajnerit dhe klubit katalanas.

Tani mbetet të shohim nëse përpara mbylljes së sezonit, ndonjë klub me peshë do të bëjë tentativën e tij për Pochettinon dhe sesi do të reagojë ai.

Sfidanti.al