Pas një sezoni të jashtëzakonshëm, mbërritën Çelsin në kuotën e 40 ndeshjeve radhazi pa humbje në Premier Ligë. Pra, Jurgen Klopi arriti një nga rekordet e Zhoze Murinjos që ipërket epokës 2004-2005. Do të duhen edhe 9 ndeshje për të barazuar rekordin anglez të Premier Ligës, që e mban Arsenali iVengerit me 49 ndeshje radhazi pa humbje, por edhe nëse e bëjnë këtë, do të duhet të kalojnë një tjetër pengesë për të qenë ekipi numër 1 në Europë, në këtë renditje.
Rekordin kontinenal për ndeshjet radhazi pa humbje në kampionat e mban Milani iFabio Kapelos, që kishte në përbërje gjigandë si Maldini, Barezi, Desai, Saviçeviç apo Boban. Ishin vitet 1991-1993 dhe Milani arriti 58 ndeshje pa humbje. Liverpulit do t’i duhen edhe 18 takime, saktësisht duhet të mbetet pa humbje deri në shtator. Rrugës do të duhet të kalojë edhe arritjet e Notingem Forestit (42 ndeshje), Barcelonës së Valverdes (43), Juventusit (49) dhe Bajernit të Guardiolës (53).
Sfidanti.al