Mekgregor si “rrufeja” mbi Serronen, por a është gati për Nurmagomedovin?!

Mundi një 36-vjeçar, edhe pse e bëri shpejt dhe me klas, ndërsa gjithkush pret një përballje të nivelit më të lartë në oktagon. Konor Mekgregor u kthye triumfues në kampionatin UFC të arteve të përziera marciale, duke mposhtur “Kaubojin” amerikan, Donald Serrone, madje vetëm pas 40 sekondave, por tani të gjitha pyetjet janë, nëse ai është gati apo jo për “mbretin e tanishëm”. Habib Nurmagomedov. Beteja e tyre ndodhi 15 muaj më parë, dhe luftëtarin nga Dagestani që doli totalisht triumfues.

Mekgregori irlandez u duk ndaj Serrones në formën e jetës, ndoshta më mirë se më parë, dhe kjo ishte e kuptueshme pasi ai nuk synonte thjesht këtë fitore, por rikthimin në majë, pra fitoren edhe ndaj Nurmagomedovit. Nuk dihet se kur do të ndodhë beteja numër 2 mes tyre, por e sigurt është që do të ndodhë. Mekgregori shpreson shumë, ndërsa nuk dihet nëse do të kthehet në sjelljet e tij “antike”, pra me episodet e dhunës jashtë ringut ndaj kundërshtarëve, thyerjen e celularit të ndonjë tifozi apo goditjen me grusht të ndonjë pensionisti.

Sfidanti.al