Ka kaluar më shumë se 1 vit nga El Clasico I fundit që pa në fushë në të njëjtën kohë Lionel Messi dhe Kristiano Ronaldon. Argjentinasi nuk I harron duelet e mëdha me portugezin që sezonin e kaluar kaloi të Juventus madje duket sikur ndjen nostalgji për to.
‘Sfidat kundër Realit të Madridit janë gjithnjë të vecanta, por kur në to ishte edhe Kristiano Ronaldo, ato bëheshin akoma më speciale-tha Messi në kanalin zyrtar të Barcelonës-dueli sportiv mes nesh do të kujtohet përgjithmone sepse zgjati për shumë vjet dhe nuk është e lehtë që të luash në nivele të tilla për një kohë të gjatë sidomos kur luan për skuadra kompetitive si Barcelona dhe Real Madrid’
Më pas Messi e vijon mendimin e tij për këtë duel me Ronaldon duke e cilësuar si argëtues.
‘Përballja mes nesh ishte shumë e bukur në nivel persona, por mendoj se edhe njerëzit janë argëtuar, pavarësisht nëse ishin tifozë të Realit, Barcelonës apo ndonjë skuadre tjetër-tha Messi-por tani kjo I kalon të kaluarës dhe ne duhet të shohim përpara, ka rëndësi ajo që kemi tani’.
Sfidanti.a