Daniele De Rossi I thotë lamtumirën futbollit për motive personale. Ish kapiteni I Romës, aktualisht pjesë e Boca Juniors, sapo ka lënë grumbullimin e skuadrës argjentinase dhe në ditët e ardhshme do të udhëtojë drejt Italisë ku do të komunikojë vendimin e tij përfundimtar dhe zyrtar për të ardhmen e tij.
Mesfushori verdhekuq do të flasë në një konferencë për shtyp që do të organizohet në një kohë të shkurtër ku do të shpjegojë edhe arsyet e vendimit të tij, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia e kthimit të tij te klubi I Romës për të marrë një rol drejtuesi.
Sfidanti.al