Në moshën 23-vjeçare është e sigurt se ka potencial për një karrierë të madhe. Një portier që shkëlqen me kaq “pranvera” mbi super është padyshim i talentuar, dhe i tillë cilësohet Aleksandër Nybel i Shalkes, veçse rrezikon jo pak. Kjo, pasi u mor vesh se do të kalojë në verë tek Bajerni, gjë që e ka zemëruar pa masë klubin e tij, Shalken. Trajneri Vagner dhe drejtori sportiv Shnajder kanë paralajmëruar jo vetëm se Nybelit do t’i hiqet shiriti i kapitenit, por ekziston mundësia që ai të mbetet në stol.
Vagneri nuk e pohoi një gjë të tillë, por mediat gjermane shkruajnë se mund të ndodhë pikërisht kështu, siç kishte paralajmëruar edhe legjenda e dikurshme bavareze, Stefan Efenbergu. Nybel, aktualisht është i pezulluar, dhe në portën e Shalkes do të luajë për dy ndeshje të tjera, portieri i dytë Markus Shuber, vetëm 21 vjeç. Ekizston mundësia që stoli të jetë një alternativë mjaft e gjatë për Nybelin, pasi aty mund ta lerë trajneri Vanger, por po ashtu mund ta lerë edhe rivali i madh, Manuel Nojer në Mynih. Shalke është zemëruar pasi i ofroi portierit një kontratë me rrogë të lartë dhe me klauzolë largimi, në mënyrë që klubi të fitonte nga transferimi, por Nybeli nuk pranoi.
Sfidanti.al