Nuk është meritë vetëm e Pep Guardiolës, të kuptohemi. Skuadra më e mirë e 10 viteve të fundit në Angli është Mançester Siti dhe jo thjesht një trajner, ndërsa titujt kanë qenë të shumtë. Katalanasi vërtet fitoi dy kampionatet e fundit radhazi, me lojë spektakolare dhe pikë të shumta, por Roberto Mançini e mori kurorën në 2012, dhe Manuel Pelegrini ia doli në 2014. Në renditjen e dekadës, Siti kryeson Premier Ligën me plot 818 pikë, duke lënë në vend të dytë rivalin e madh, Mançester Junajtid, i cili duhet t’i falet arritjeve të legjendës Sër Aleks Ferguson, me dy tituj në 2011 e 2013. Junajtid ka 747 pikë, duke lënë në vend të tretë Çelsin me 740, si dhe në vend të katërt Liverpulin me 710.
Sfidanti.al