Celsi, yjet zihen në pushimin e ndeshjes, Lampard…miraton

Celsi fitoi derbin e Londrës  ndaj Arsenalit me përmbysje rezultati duke thyer ëndrrat e Topcinjve  të cilët kaluan në avantazh me anë të Obamejang në pjesën e parë. Zhorzhinjo dhe Abraham kthyen gjithcka në favor të Celsit pas një pushimi ku pati një zënkë të madhe mes lojtarëve dhe ishte vetë Frenk Lampard që tregoi episodin që gjithsesi nuk e shqetësoi aspak

‘Jam I lumtur që ndodhi kështu sepse nuk dua 11 futbollistë të qetë-tha Lampars për tabloidin ‘The Sun’-kur u kthyem në dhomat e zhveshjes në fundin e pjesës së parë u thashë atë cfarë doja të thosha dhe isha shumë I qartë. Por e gjithë kjo ishte pozitive pasi në fushë erdhi edhe përgjigjja që prisja pas humbjes me Sauthemptonin. Ishum shumë të shëmtuar për 30 minuta, të ngadaltë dhe nervozë, por treguam se dimë të fitojmë duke shfaqur në fushë shpirt luftarak’.

Me fjalë të tjera, cdo gjë mbyllet mirë, kur gjërat shkojnë po kaq mirë.

Sfidanti.al