Kantona nuk ia përton: Mancester Junajtid luan si një I moshuar që bën seks

Erik Kantona është një nga ata persona që nuk  ngurrojnë të thonë atë që mendojnë sidomos kur bëhet fjalë për kritika të forta kundrejt Mancester Junajtid, skuadër të cilën ai vazhdon ta ndjekë pavarësisht rezultateve të saj të kohëve të fundit. Kantona nuk ia përtoi shumë Mancester Junajtid pas ndeshjes me Uatford të humbur 2-0 dhe theksoi se skuadra aktuale është larg standardeve me të cilat ishin mësuar tifozët e saj

Në një intervistë për Otro, Kantona theksoi se nuk ka asgjë tërheqëse në ndeshjet që luan ish skuadra e tij. ‘Mancester Junajtid ka një vend të rëndësishëm në zemrën time, por kur e shoh  lojën aktuale të tij është si të shohësh një të moshuar kur bën seks-tha Kantona-përpiqet, por në fund I zhgënjen nga pak të gjithë …dhe kur flas për një të moshuar që bën seks, nuk e kam fjalën për mua, ishte vetëm një metaforë’.

Por pavarësisht këtyre kritikave të forta, Kantona mendon se Mancester Junajtid do të kthehet të futbolli elitar në Evropë

Sfidanti.al