Në 2009, e provoi pushtetin për pak kohë. Nga 16 janari deri në 1 qershor të atij viti, biznesmeni Visente Boluda ishte president i Realit të Madridit, një “urë lidhëse” nga i dorëhequri Ramon Kalderon, deri tek i rikthyeri Florentino Perez. Ky Boluda ka deklaruar se ka ndërmend të konkurrojë me Perezin për t’u rikthyer si president i të bardhëve në 2021. “Kam paratë që duhen, kam mundësi të bëj 3 blerje të mëdha për ekipin”, – mësohet se ishin fjalët e tij.
Boluda është një njeri ambicioz, me moshë 64-vjeçare, me shkollim shumë të mirë, dhe me dy kualifikime master në këshillime ligjore dhe në ligjin detar. Ai është president i Shoqatës kombëtare spanjolle të pronarëve të anijeve, delegat në Këshillin e Lartë të Dhomës së Tregëtisë, zv. presidenti i parë i Dhomës së Tregëtisë, Industrisë dhe Lundrimit në Valencia (ku edhe ka lindur), dhe zv. president i Shoqatës spanjolle të lundrimit. Nuk dihet nëse kandidatura e tij është për një garë të vërtetë, apo për të garantuar që do të ketë zgjedhje me alternativa tek Reali, dhe që Perez do të fitojë përsëri.
Sfidanti.al