Kontakte mes Barcelonës dhe Messit për rinovimin e kontratës

Barcelona nis punën për rinovimin e kontratës së Lionel messit. Sipas asaj që publikohet te e përditshmja ‘El Mundo Deportivo’, drejtuest e klubit katalanas hynë në kontakte me babain e kapitenit të skuadrës blaugrana, Horge Messi për të nisur bisedimet për rinovimin me futbollistin, ndërkohë që kontrata aktuale skadon në 30 qershor të 2021.

Është ky një hap tjetër drejt një procesi që do të duhet të mbyllet me zgjatjen e kontratës së Lionel Messit. Bartomeu ka deklaruar disa herë se Messi do ta mbyllë me Barcelonën kur të dëshirojë dhe se shpreson që ai të rinovojë kontratën më shumë se 1 herë, por objektivi I tij si president është që të mundësojë rinovimin e futbollistit edhe 1 herë përpara mbylljes së kontratës së tij

Nga ana e tij, Messi që ka në kontratë një klauzolë që u zbulua nga ‘El Pais’ sipas së cilës mund të lërë Barcelonën në fund të cdo sezoni nëse dëshiron, e qetësoi tifozerinë azulgrana pas marrjes së Topit të Artë të 6 teksa theksoi se dashuria për fanelën e Barcelonës shkon përtej cdo karte me firmë

Edhe pse rinovimet e kontratës me një futbollist si Messi do të përfshijnë në të një sërë klauzolash, askush nuk ka dyshim që në muajt e ardhshëm, futbollisti dhe Barcelona do të arrijnë në një marrëveshje që sic ka ndodhur edhe herë të tjera mund të shtyhet  deri në përfundim të sezonit

Sfidanti.al