Është koha e Krishtlindjes dhe sic dihet kjo është periudha që bëhen më shumë dhurata. Nuk bën përjashtim në këtë pikë as Audi, sponsori I Realit të Madridit. Kompania e njihur gjermane e prodhimit të automjeteve u bëri futbollistëve dhe stafit teknik të Los Blancos si dhuratë për Krishtlindje modelet më të reja të saj.
Ai që zgjodhi modelin më të kushtueshëm ishte Serhio Ramos që mori në dorëzim A8 50 TDI me një vlerë prej 101 325 Euro. Modelet më pak të shtrenjtë janë ata që u zgjodhën nga Benzema, Kurtua dhe Zidane që preferuan makinat Audi RS 3 Sportback TFSI që kushton 67 310 Euro
Sfidanti.al