Ishin kaq shumë skuadra në short, saqë tabloidi britanik “Deili Meil” bëri një pyetje me shaka: “A ka mjaftueshëm gogla?” E tillë është Liga e Europës, edhe përtej fazës së grupeve, ndërsa u përzgjodhën 16 çifte për raundin e dytë. Duele të fortë pati, edhe pse ato u errësuan nga përplasjet e Championsit.
Skuadrat kryesore, si Mançester Junajtidi apo Interi, e kaluan mirë, pasi “djajtë e kuq” u vendosën me Klub Bryzhin e Belgjikës, ndërsa italianët do të ndeshen me kampionen e Bullgarisë, Ludogorec. Bien ë sy sfida gjermanike mes Frankfurtit gjerman dhe Salcburgut austriak, por edhe “lufta” që pritet të jetë e fortë mes Uolvesit anglez dhe Espanjolit të Spanjës.
Arsenali do të udhëtojë në Greqi tek Olimpiakosi, Ajaksi ka një detyrë të ndërlikuar ndaj Getafes që është skuadër spanjolle, Leverkusen-Porto premton spektalën dhe emocione, e po ashtu Shahtar Donjeck-Benfika. Bazeli i Taulant Xhakës do të ndeshet me ekipin qipriot, APOEL të Nikozias.
Shorti i turit të dytë
Uolves-Espanjol, Sporting-Istanbul Bashaksehir, Getafe-Ajaks, Leverkusen-Porto, FC Kopenhagen-Sëlltik, APOEL-Bazel, Kluzh-Sevilja, Olimpiakos-Arsenal, AZ Alkmar-LASK Linc, Klub Bryzh-Mançester Junajtid, Ludogorec-Inter, Frankfurt-Salcburg, Shahtar-Benfika, Volfsburg-Malmo, Roma-Genk, Rejnxhërs-Braga.
Sfidanti.al