Bombat e Championsit: Real-Man. Siti, Çelsi-Bajern, Atletiko-Liverpul, Napoli-Barça

Vështirë se mund të ndodhte çiftim më i tmerrshëm se ky. Do të ketë përballje “vdekjeje” në të tetat e finaleve të Ligës së Kampionëve, pasi goglat u nxorrën nga vazot në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës. Mbi të gjithë dueli Real i Madridit-Mançester Siti, me një përballje mes dy trajnerëve si Zinedin Zidan e Pep Guardiola.

Tepër të forta përballjet e tjera për anglezët, dhe pikërisht Çelsi-Bajern i Mynihut dhe Atletiko e Madridit-Liverpul. Barcelona nuk mund të thuhet se do ta ketë fare të lehtë, pasi do të duhet të ndeshet me Napolin, një ekip që është treguar i fortë në Champions këto vite, siç ndodhi me fitoret në dy sezonet e fundit ndaj Liverpulit.

Pak më i lehtë shorti për Juventusin që do të përplaset me Lionin e Francës, por nuk mund të quhen duele të thjeshtë ato mes Dortmundit e Paris SG, Totenhemit e Lajpcigut apo edhe ai Atalanta-Valencia, pavarësisht se skuadra spanjolle ka më shumë përvojë sesa ajo italiane.

Shorti i 1/8 të finaleve

Dortmund-Paris SG, Real Madrid-Mançester Siti, Atalanta-Valencia, Atletiko-Liverpul, Çelsi-Bajern, Lion-Juventus, Totenhem-Lajpcig, Napoli-Barcelona.

Ndeshjet e para luhen në 18, 19, 25 e 26 shkurt, ndërsa ato të kthimit do të jenë në 10, 11, 17 e 18 mars.

Sfidanti.al