Maradona do vijojë si trajner I Himnasias, pas ratifikimit të presidentit të klubit

Diego Maradona do të vazhdojë të jetë trajner I Himnasia La Plata pas konfirmimit të Gabriel Pelegrinos si president I klubit në përfundim të zgjedhjeve të kryera ditën e shtunë. El Pibe De Oro e kishte kushtëzuar qëndrimin e tij të kjo skuadër me rezultatin e Pelegrinos në zgjedhjet e klubit që në fund I fitoi bindshëm.

Në këto zgjedhje votuan 4573  anëtarë dhe Gabriel Pelegrino fitoi me 60% të votave duke lënë pas kandidaturat e Mariano Kouen dhe Salvador Robusteli.

‘Falenderoj anëtarët e klubit që besuan te unë, sepse zgjedhja e Pelegrinos do të thotë mbështetje për të vijuar punën dhe unë e di që së bashku do bëjmë shumë për të ecur para-tha Maradona në momentin kur u mësua fituesi I zgjedhjeve të Himnasias për të përditshmen ‘El Dia’.

Maradona , që të shtunen ishte në stadiumin e Arhentino Juniors që mban emrin e tij në një ndeshje homazh për gazetarin Serhio Gendle, rezultoi elementi kyc në fitoren e Pelegrinos si presidenti I klubit.  Ndërkaq, si Maradona ashtu edhe Pelegrino konfirmuan se të hënën do të zhvillojnë një takim për të përcaktuar 4 blerjet e reja për skuadrën për vitin 2020. Javët e fundit të Superligës dhe Kupa e Superligës do të rezultojnë vendimtare për mbijetesën e Himnasias.

Sfidanti.al