Zhirud e ka ndarë mendjen; në janar largohet nga Celsi, Inter në pole position

Oliver Zhirud e ka vendosur; do të largohet mga Celsi që në muajin janar për të shkuar në një skuadër që do t’I japë mundësi të luajë më shumë në mënyrë që të mos humbasë vendin në kombëtaren franceze për në Evropianin e vitit 2020. Në këtë sezon sulmuesi francez është aktivizuar vetëm për 200 minuta me fanelën e Celsit dhe kjo ka bërë që ai të ndajë përfundimisht mendjen dhe të kërkojë një destinacion të ri.

Sipas asaj që publikohet te e përditshmja franceze ‘L’Equipe’, Zhirud ka marrë disa oferta mes të cilave ajo më interesante e con atë në Serinë A dhe më konkretisht te Interi. Zhirud e tërheq ideja që të punojë me Antonio Konten edhe pse dëshira e tij për më shumë minutash përplaset me dyshen aktuale sulmuese të Interit dhe që  është e paprekshme, Lukaku-Lautaro Martinez. Në këtë pikë gjithcka do të varet nga ndeshja mes Interit e Barcelonës; nëse Interi e vijon rrugëtimin e tij në Ligën e Kampioneve, atëherë te ziklatrit do të ketë më shumë hapësira për të bërë rotacione dhe Zhirud do të kishte edhe një arsye më shumë për të zgjedhur Interin si destinacionin e tij të radhës

Në rast të kundërt, francezi mund të marrë në shqyrtim edhe alternativa të tjera që ndoshta nuk janë shumë larg. Së fundmi emri I Zhirud është lidhur edhe me atë të Milanit që nga ana e tij është në pritje të asaj se cfarë do të bëjë Ibrahimovic. Një gjë është e sigurt në të gjithë këtë histori, Zhirud nuk ka më frikë se do të mbetet ‘I burgosur’ te Celsi duke qenë se CAS e ka autorizuar klubin anglez që të hyjë në merkato në muajin janar që do të thotë se klubi do të bëjë blerje, por do të lejojë edhe largime nga Stamford Bridge.

Sfidanti.al