Emiliano Sala nuk gjen paqe; cështja e tij shkon në CAS

Kanë kaluar rreth 11 muaj nga aksidenti tragjik I Emiliano Salës që mesa duket nuk po gjen paqe. Cështja e tij tashmë ka përfunduar në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, kjo sepse klubi I Kardifit apeloi vendimin e FIFA që e dëtyron atë të paguajë këstin e parë prej 6 milionë Eurosh të kartonit të ish sulmuesit për llogari të Nantës.

Nëpërmjet një komunikate për meduian, CAS bëri të ditur se me shumë mundësi do mbajë seancat dëgjimore në pranverë të vitit 2020, ndërkohë që vendimi nuk pritet të merret përpara muajit qershor. FIFA e mori vendimin për të urdhëruar Kardifin që të paguajë këtë këst në favor të Nantës në 30 shtator. Pas ndarjes nga jeta të futbollistit, kardifi refuzoi të paguajë kartonin e futbollistit  prej 18 milionë Eurosh dhe Nanta e denoncoi  klubin uellsian në FIFA që u desh të ndërhyjë në këtë histori

Sfidanti.al