Shuhen zërat për largimin e mundshëm Karlo Ancelotit nga pankina e Napolit. Ai që e konfirmoi lajmin është vetë presidenti I klubit napoletan, Aurelio De Laurentis I cili deklaroi se besimi ndaj tij nuk u venit në asnjë moment.
‘Besimi te Anceloti është pa kushte si person dhe si trajner-tha De Laurentis në një intervistë për Radio Kiss Kiss-nuk kam marrë asnjë vendim, do të ishte një gabim të vendosja në këtë moment. Gatuzo dhe Alegri? Nuk kam kontaktuar me asnjërin prej tyre, e as me Spaletin’
Pavarësisht, besimit ndaj teknikut nga Reggiolo, De Laurentis I ka disa kritika për të që kanë të bëjnë me metodën e punës
‘Me Ancelotin mund të kemi disa probleme përsa I përket metdoës së punës, por Karlo ka fituar gjithandej dhe lojtarët e nivelit të lartë të cilët ka pasur në dispozicion, stërviteshin në mënyrë të personalizuar. Jemi në mes të një sezoni dhe skuadra duhet të kthehet të punojë me qetësi
De Laurentis zbuloi edhe një prapaskenë për Alegrin që në të kaluarën ishte shumë pranë kalimit te Napoli.
‘Në 2013 e mora në telefin Alegrin që të bëhej trajneri yne, por ai ishte në kontratë me Milanin-tha De Laurentis-më kishte bërë të ditur disponibilitetin e tij për të ardhur te Napoli, por unë I kisha dhënë fjalën Benitezit dhe fjala ime vlen më shumë se një kontratë’.
Sfidanti.al