Nga Tuheli tek Simeone, do të ketë “vals stolash” verën e ardhshme?!

Kontratën e ka deri në 2021, por me gjasë nuk do ta respektojë deri në fund. “Kushtrimi i të parëve” sikur po e thërret Toma Tuhelin që, sipas mediave franceze, është gati të braktisë Paris SG për stolin e Bajernit të Mynihut. Një gjerman në drejtimin e skuadrës më të madhe të Gjermanisë, është një kombinim shumë i bukur, ndonëse për në Bavari ka konkurrencë, siç janë emrat e Poçetinos, Nagelsmanit, Alegrit apo edhe Pep Guardiolës.

Nëse Tuhel largohet nga Parisi, pasardhës i tij mund të jetë trajneri i famshëm, Diego Pablo Simeone. Argjentinasi 49-vjeçar duket se ka dhënë gjithçka për Atletikon dhe nuk mundet t’i nxjerrë më shumë sesa i ka nxjerrë deri tani. Një njeri i tillë ekspert në Champions, dhe me karakter të fortë, mendohet në Paris si njeriu i duhur për të drejtuar yjet e shumë të skuadrës kampione të Francës.

Sfidanti.al