Si një lojë me driblime edhe martesa e Leo Mesit me Antonelën

Zonja dhe zotërinj, Antonela Rocuzo dhe Lionel Mesi do të martohen.  Me këto fjalë, Juan Pablo Varsky, i ftuar në stacionin Metro Radio, ka komunikuar lajmin nëpërmjet emisionit “No somos nadie”.  Ceremonia do të bëhet më 2017-tën, por burime pranë fantazistit argjentinas nuk vonojnë të përgënjeshtrojnë nëpërmjet të përditshmes La Nacion se “ nuk është fiksuar asnjë datë për martesën”.

Lionel Mesi, 29 vjeç dhe Antonela Rocuzo 28 vjeç,  nga Rosario, 310 kilometra në veri të Buenos Aires,  jetojnë bashkë nga 2008-ta. Antonela i ka dhënë dy fëmijë kampionit gjenial, Tiago 4 vjeç dhe Mateo 1 vjeç, që të dy të lindur në Barcelonë.

Sfidanti.al