Humels është i Dortmundit, por yllin e Bundesligës ia jep Bajernit!

Cili është lojtari më i mirë i kampionatit gjerman? Kjo pyetje iu bë nga “Sport Bildi”, veteranit të Dortmundit, Mats Humels. Mbrojtësi i qendrës, pavarësisht ligjit për të mbajtur krahun e shokëve, foli ndershmërisht dhe nxorri një emër. “Në këtë moment, Levandovski është më i miri, – tha ai, – Mendoj se vështirë se mund të ketë opsione të tjera. Nëse një lojtar shënon kaq shumë gola në një vit, është e vështirë të mos i japësh hakun. Për më tepër, ai është gjithnjë mirë fizikisht, në formë, një profesionist i vërtetë”.

Pra, Humels, një simbol i dikurshëm dhe i sotëm i Dortmundit, vlerëson një rival, por të cilin e ka pasur shok skuadre tek Borusia dhe tek Bajerni. Gjithsesi, përsa i përket talentit, mbrojtësi rreshton lojtarë të tjerë, së pari Xhejdon Sançon, anglezin e Dortmundit. Pas tij, edhe Tiago Alkantarën (Bajern), Kingsli Koman (Bajern), Serg Gnabri (Bajern) dhe Kai Haverc (Leverkusen).

Sfidanti.al