Kevin Prince Boateng, një prej të parëve futbollistë që ngritën zërin kundër racizmit në Itali, ka menduar për mënyrën sesi do të luftohet ky fenomen, krijimin e një task force në vitin 2020, gjë që e pohoi ai vetë.
‘Për këtë cështje do të mendoj unë duke përfshirë edhe futbollistë të tjera-tha Boateng për ‘Corriere Della Sera’-më ka ardhur në majë të hundës, njerëzit nuk e kuptojnë sesi ndihen Baloteli, Boateng apo Kulibali kur kthehen në shtëpi. Ne jemi vetëm. Cmenden kur dëgjoj komente të tilla si: në fund të fundit fiton 5 milionë. Të mbeten shenja që nuk mund të fshihen. Duhet skualifikimi I fushës. Klubet duhet të paguajnë për sjelljen e tifozëve të tyre. Ose nëse do të jetë e nevojshme të jepet humbje në tavolinë. Por jo vetëm kaq, në stadium duhet të instalohen më shumë telekamera për të dalluar se kush I bën gjeste të tilla’.
Sipas Boateng, fiushata ‘No to racism’ në Ligën e Kampioneve nuk është e mjaftueshme
‘Nuk më mjafton të shoh që pas fyerjeve ndaj Balotelit të pengohet të hyjnë në stadium një pjesë e tifozëve-vijoi Boatenh-unë shpresoj gjithnjë në sjellje pozitive dhe uroj që publiku të ketë mësuar dicka dhe të mos I përsërisë më sjellje të tilla’.
Sfidanti.al