Është kapiteni i kombëtares gjermane dhe mban shiritin në Mynih. Manuel Nojer është një legjendë, edhe pse tek Gjermania mund të detyrohet ndonjëherë të kombinohet në portë me Ter Shtegenin. Gjithsesi, mosha ecën dhe tek Bajerni po mendojnë se çfarë duhet të bëjnë në 2021. Atë vit përfundon kontrata e Nojerit, dhe drejtuesit po shqyrtojnë mundësitë që janë tre. Së pari, të rinovojnë me Nojerin që do të jetë 35 vjeç. Së dyti, të marrë portierin e Shalkes, Aleksander Nybel, dhe është interesant fakti se edhe Nojeri u mor nga Shalke. Së treti, të promovojë portierin e Bajernit II, Kristian Fryhtl, që është vetëm 19 vjeç, por që do të jetë 21 në 2021.
Fryhtl, mbiquhet “Nojeri i vogël” pikërisht për shkak të moshës, por është mjaft i talentuar dhe 1.93 metra shtatlartë. Ai rinovoi kontratën deri në 2022, ndonëse Bajerni pati oferta nga klube të Premier Ligës. Drejtori sportiv, Salihamixhiç, thotë se “Fryhtl është një bavarez i vërtetë, i rritur tek Bajerni, dhe ne duam që ta mbajmë”. Atij iu dha mundësia të stërvitej me ekipin e parë që kur ishte 15 vjeç, dhe portieri i lindur në fshatin bavarez, Bishofsmaism, duket i destinuar për në “Alianc Arena”.
Sfidanti.al