Argjentina, Skaloni I hap dyert e kombëtares, Mauro Ikardit.

Pavarësisht startit fantastic të sezonit me fanelën e Paris Sën Zhermenit ku është transferuar nga Interi në formë huazimi, Mauro Ikardi është lënë sërish jashtë përfaqësueses argjentinase nga trajneri Lionel Skaloni për ndeshjet e radhës miqësore me Brazilin dhe Uruguajin. Por pavarësisht kësaj, trajneri I skuadrës ‘Albiceleste’ nuk ia ka mbyllur dyert e skuadrës së tij sulmuesit

‘Ikardi është kthyer të luajë dhe po rifiton ritmin pasi e kishte humbur sezonin e kaluar-tha Skaloni-është e rëndësishme që ai të shënojë gola. Gjithnjë ka qenë në axhendën tonë, por nuk është me ne sepse ka të tjerë futbollistë që po bëjnë shumë mirë. Mund të kthehet në kombëtare në cdo moment, dyert për të janë të hapura’.

Sfidanti.al