Garet Bejl është gjithnjë e më shumë një rebus për Realin e Madridit. Sulmuesi u stërvit rregullisht të hënën me skuadrën e Uellsit pas një muaji jashtë fushave të lojës për shkak të një dëmtimi të pësuar me klubin madrilèn. Por në një konferencë për shtyp, përpara ndeshjes me Azerbajxhanin, Bejl vuri gishtin në plagë duke bërë një deklaratë që me siguri nuk do t’u pëlqejë aspak Realit të Madridit.
‘Ndihem më mirë kur luaj me Uellsin se me Realin e Madridit-tha Bejl-është si të luash me miqtë e tu në park. Është dicka normale. Te Uellsi flas gjuhën time, ndihem më mirë, por në fushë impenjimi nuk ndryshon; jap gjithnjë maksimumin kudo që të jem’.
Sfidanti.al