Juventusi i ka dashur gjithnjë portierët e rinj, koha e Donarumës?!

Milani do ta ketë të vështirë ta bindë për të qendruar, përveçse nuk do të ketë ndonjë ndryshim dramatik. i tillë nuk duket në horizont, dhe Xhixho Donaruma ndoshta mendon se është koha për të provuar diçka tjetër, padyshim më të madhe. Juventusi është “pas dere”, dhe “La Gazeta delo Sporti” njofton se kampionët e Italisë do të përpiqen të shfrytëzojnë momentin. Donaruma ka edhe 19 muaj kontratë në “San Siro”, ndërsa në moshën 20-vjeçare mund të jetë në momentin e duhur.

Juventusi shpesh ka pëlqyer portierët e rinj dhe të talentuar, siç ndodhi në 2001 me Xhixhin tjetër, Bufonin, kur e mori në moshën  23-vjeçare, madje duke paguar rekordin botëror të asaj kohe për një “gardian” të portës, 52 milionë euro. Piemontezët janë gati të paguajnë paratë për kartonin, por do të pëlqenin edhe të përfshinin në marrëveshje mbrojtësit Demiral ose Rugani, me Milanin që pëlqen të parin. Për momentin, Juventusi ka në portë Sheznin (ka edhe Bufonin 41-vjeçar), të cilit i përfundon kontrata në 2021, ashtu si Donarumës.

Sfidanti.al