Murinjo, pas ndarjes nga futbolli, ndoshta vjen ndarja nga gruaja!

Kishte kohë që flitej se nuk ishte edhe aq besnik, ndonëse kjo mund të quhet diçka krejt intime. Zhoze Murinjo me gjasë është ndarë nga gruaja e tij, Matilde Faria, pasi është fotografuar pa unazën martesore në gisht. Në të vërtetë, një unazë edhe mund të hiqet nga gishti, pa qenë i divorcuar me të vërtetë, dhe ndoshta ky mund të ketë qenë një tjetër provokim i portugezit “çamarrok”. Gjithsesi, kur gjithnjë ke qenë me unazë në gisht dhe papritur je pa të, dhe kur shpesh je përfolur për pabesi martesore, dyshimet lindin vetvetiu.

Murinjo u përfol për lidhje jashtëmartesore me anglezen Pru Karter Robinson, dhe kjo ndodhi në 2010, ndonëse në atë kohë ai nuk ishte tek Çelsi, por tek Reali i Madridit. Trajneri e hodhi në gjyq tabloidin “Dhë San” (The Sun), dhe deklaroi me forcë se nuk ishte e vërtetë, por thashethemet vazhduan. Vlen të thuhet se Zhozeja kishte 30 vjet i martuar me Matildën, ndërsa me të ishte njohur që kur kishte qenë tepër i ri, ndaj martesa e tyre ishte një krenari në futboll. Së fundi, portugezi nuk po gjen dot skuadër, por duket se po divorcohet edhe nga gruaja.

Sfidanti.al